Certifikimi i zgjedhjeve mund të shtyhet deri në Dhjetor

Certifikimi i zgjedhjeve mund të shtyhet deri në Dhjetor

15:46 31/10/2019

Debate në KQZ për vendimin e Gjykatës Supreme

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të zbatojë vendimin e Gjykatës Supreme që të numërohen votat e diasporës të zgjedhjeve të 6 Tetorit të ardhura me vonesë.

“E kemi aktgjykimin e Gjykatës Supreme dhe jemi të obliguar që t’i numërojmë fletëvotimet e votave nga jashtë vendit. Na pëlqeu apo jo e kemi obligim ta zbatojmë siç është”, thotë kryetarja e KQZ Valdete Daka.

Por pati ankesa nga anëtarët e KQZ-së, duke e quajtur këtë vendim të supremes si precedent të keq.

Ilir Gashi: Realisht po bëhet precedent për këtë çështje se me këtë vendim po ndryshohet edhe ligji për zgjedhje.

Sami Hamiti: Procesi i votimit deri në ditën e zgjedhjeve ka shkuar shumë mirë, ne po e bastardojmë me këto vendime.

Një ditë më parë Gjykata Supreme ka miratuar si të bazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje që të ndryshohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa me të cilin ndalohej numërimi i 4639 zarfe me vota të ardhura nga jashtë Kosovës.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka nuk ka përjashtuar mundësinë që certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 6 Tetorit të ndodhë në muajin Dhjetor.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi