Certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë, Vjosa Osmani kërkon mbledhjen e Kuvendit



Certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë, Vjosa Osmani kërkon mbledhjen e Kuvendit

00:18 16/03/2021

Ushtruesja e detyrës së Presidentit në Kosovë, Vjosa Osmani, ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit të ri që do të konstituojë legjislaturën e VIII. Në një njoftim për mediat, Presidenca e Kosovës bën me dije se seanca pritet të mbahet të hënën në 22 Mars.

U.d. Presidentja Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 Mars (e hënë) seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 Shkurtit”, thuhet në njoftim.

 Më tej bëhet me dije se seanca do të nisë pas orës 10:00 dhe do të zhvillohet konform të gjitha procedurave ligjore.

Thirrja e kësaj seanca nga ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, bëhet në një kohë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Fituese u shpall LVV që ka siguruar 58 vende në Kuvend./tvklan.al







Të ngjashme