Në seancë e kësaj të mërkurë në procesin gjyqsor për dosjen “Babale” ka dëshmuar ish-drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi, ish-zëvendësi i tij Andon Marko dhe ish-oficeri i policisë Erzen Breçani.

Ky i fundit sqaroi se nuk e njihte Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja” dhe e kishte takuar vetëm njëherë në oborrin e Partisë Demokratike.

Ish-drejtori i policisë Fier i tha gjykatës se Fredi Alizotin e kishte sjellë ai në Tiranë pasi ky i fundit kishte thënë se kishte bërë ai rolin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e publikuar nga PD.

Tv Klan