Kërkohej zëvendësim i masës së sigurisë

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm në Tiranë nuk ka shqyrtuar kërkesën e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për ndryshim të masës së sigurisë dhe shpalljen si të paligjshëm të arrestimit.

Kjo kërkesë e dy të akuzuarve për “Korrupsion aktiv në zgjedhje” tashmë i ka kaluar për kompetencë Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, pasi sipas prokurorisë ai dhe miku i tij ofronin para për të blerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve.

Tv Klan