Kreu i shtetit ka reaguar sërish lidhur me mosdekretim e kandidaturës së Gent Cakajt si ministër i Jashtëm. Në një reagim në Facebook, Presidenti Meta, thotë se Ministria e Jashtme nuk mund të kthehet në autoshkollë  ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta: 

Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë 🚗 ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor. 

Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla 🚗 e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor. 

Shqipëria🇦🇱 do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon. 

Shqipëria🇦🇱 do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.

/tvklan.al