Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për pushimin e hetimit për çështjen e privatizimit së OSSH-së tek kompania CEZ në vitin 2009. Gjykatësi Lazër Sallku ia ka kthyer dosjen Prokurorisë për plotësimin e saj pasi sipas tij nuk është bërë hetim i plotë.

Vendimi erdhi pas kerkesës së organit të akuzës për të pushuar hetimin pasi nuk janë gjetur elementë të veprës penale. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla sipas të cilit, vendimin i gjykatës është një lajm të mirë.

“Ky është një lajm i mirë për drejtësisë po të kemi parasysh një skandal që kishte shoqëruar punën e prokurorisë ne hetim e kësaj çështje”,

tha Balla.

Privatizimi i operatorit te Sistemit te Shpërndarjes së Energjisë nga qeveria Berisha në vitin 2009 ishte objekt i një komisioni parlamentar ngitur nga Partia Socialiste. Sipas këtij komisoni, dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit ishte rreth 414 milionë lekë dhe për këtë arsye dorëzoi në Prokurori një kallëzim penal për ta hetuar këtë çështje.

Tv Klan