Çështja e detit, Meta: Të zgjidhet sa më parë, qeveria nuk jep informacion


Çështja e detit, Meta: Të zgjidhet sa më parë, qeveria nuk jep informacion

12:29 18/09/2020

Presidenti Ilir Meta është shprehur këtë të premte se qeveria nuk i ka dhënë informacion për çështjen e detit. Në një konferencë me mediat, Kreu i Shtetit tha se çështja e detit me Greqinë është shumë e ndjeshme dhe duhet që të zgjidhet sa më shpejt.

Po ashtu, Meta tha se ka qenë gjithmonë koherent dhe ka respektuar ligjet dhe Kushtetutën për këtë çështje.

“Lidhur me çështjen në fjalë (Marrëveshja e detit me Greqinë), që është një çështje e ndjeshme mes Shqipërisë dhe Greqisë. Presidenti ka qenë gjithmonë koherent me qeverinë dhe me institucionet. Presidenti në mënyrë më bashkëpunuese i ka përmbushur detyrimet e tij. Prej gati 20 ditësh kemi dërguar një kërkesë zyrtare në përmbushje të detyrimeve që Presidenti ka për një çështje të tillë, ende nuk ka një përgjigje por ne jemi të detyruar.

Edhe më parë kemi kërkuar informacion, por nuk ka marrë përgjigje. Por një gjë u siguroj se Presidenti nuk luan kurrë me këto çështje. Roli i Presidentit ka qenë i qartë, respektimi i ligjeve dhe Kushtetutës dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet. Presidenti pret që kjo çështje të zgjidhet sa më parë”, tha Presidenti./tvklan.al





Të ngjashme