“Programi i PD, po ju shet sapunin për djathë”

Edi Rama i etiketon si maskarenj të gjithë politikanët shqiptarë që i frynë qëndrimit se vendim i Greqisë për t’u shtrirë në 12 milje në detin Jon cenon hapësirën detare shqiptare.

“Më e pakta që mund të them është se janë maskarenj. Sepse Greqia ka të drejtë por në këtë hapësirë nuk shtrihet dot, se i bie të zhvendoseshin me kufijtë në Tepelenë”.

Të njëjtin etiketim përdor po për të njëjtën politikan që sipas tij dhe çështjen e minoriteteve e përdorin politikisht, ndonëse sipas tij kur kanë patur raste të përballen me autoritetet e vendeve fqinje dinjitetin e kanë lenë në shtëpi.

“I kanë ulur pantallonat deri poshtë këpucëve”.

Në një format të ri që po praktikon në komunikime me qytetarët e që thotë që nuk ka lidhje me fushatën, Rama në Sarandë e sulmon personalisht Lulzim Bashën si të paaftë për të drejtuar atë parti larg hijes se paraardhësit.

“Luli se thotë dot që Berisha është një hata për këtë vend”

Kur tallet me pikat e programit të demokrateve, Rama fajtor bën dhe votuesit e opozitës që e kanë mbështetur pa kushte ndonëse po ju jep të hanë sapunin për djathë.

“Laptop në çdo shtëpi, një shkalle më poshtë se Berisha që do e çonte në çdo dhomë”.

Në Sarandë Rama përsërit 2 premtimet e hershme, portin turistik që thotë se do të nis shumë shpejt si dhe aeroportin që premton se do të hidhen hapa konkret menjëherë sapo të përfundoi procedura për aeroportin e Vlorës.

Tv Klan