Deklarata e bërë nga zv/Ministri i Brendshëm, Julian Hodaj për televizionin gjerman “ZDF” se Shqipëria ka kapacitet për të pritur 600 mijë emigrantë, përplasi në Komisionin e Sigurisë opozitën me maxhorancën.

Demokrati Flamur Noka foli për një skenar që sipas tij synon ta kthejë Shqipërinë në strehën e mafias për trafikun e qenieve njerëzore.

“Doni ta ktheni Shqipërinë në thundrën e ISIS-it, ta ktheni Shqipërinë në Siri. Janë bërë gati 300 skafe të mafies dhe Shqipëria do kthehet në një vend ku mafia do organizojë biznesin e trafikut të qenieve njerëzore. Shqipëria do bëhet vend që do kesh mall të shohësh shqiptarë se do jenë iranianë, pakistanezë, e shqiptarët do jenë pakicë.”

“Të mos biem ne kurthin e opozitës, të merremi me dhunën në familje.” u përgjigj deputeti i PS, Pjerin Ndreu.

Pas debateve opozita braktisi mbledhjen e Komisionit të Sigurisë.

Ndërsa në një tjetër komision, atë të Ekonomisë ata që braktisën mbledhjen ishin deputetët e maxhorancës.

Tv Klan