Në një deklaratë për mediat deputeti demokrat Ervin Salianji tha se ka dorëzuar sot në SPAK kërkesë për të marrë informacion të detajuar sa i takon çështjes McGonigal.

Salianji deklaroi se kërkon të dijë edhe nga Ministria e Brendshme, Agjencitë në varësi të këtij institucioni, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe SHISH nëse ish-drejtuesi i FBI-së Charles McGonigal ka zhvilluar takim apo ka pasur kontakt me kryeministrin Rama dhe zyrtarë të tjerë në vend.

Ai theksoi se kjo aferë është më e rënda në 32 vitet e fundit dhe që mund të dëmtojë marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Salianji: Nisur nga mosreagimi i institucioneve shtetërore unë nuk bëj dot akuzatorin apo prokurorin e drejtëpërdrejtë por përderisa publikisht s’ka asnjë reagim, sot si deputet në përmbushje të detyrës i kam dërguar SPAK-ut këto shkresa, Ministrisë së Brendshme, Agjencive në varësi të saj, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe SHISH.

Autoritetet amerikane kanë arrestuar Charles McGonigal, mediat prestigjoze e kam cituar te kërkesa që i kam cuar SPAK po flasin për Shqipërinë dhe kryeministrin e vendit. Kjo çështje mund të dëmtojë marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në.

Akt-padia nuk e identifikon drejtëpërdrejt personin megjithatë nëpër media përmendet emri i Edi Ramës. Në 2019-ën zyrtari McGonigal bashkë me dy ish-zyrtarë të tjerë të FBI-së janë bërë aksionerë të një kompanie shqiptare me 25%, zoti Dizdari në mos gaboj ka marrë licensë për puset e naftës dhe flitet se dëmi për shtetin shqiptar ka shkuar  deri në 300 milionë dollarë. Rusi Depiraska është investitor strategjik në Divjakë.

I jam referuar akt-akuzës së përkthyer nga VOA duke e vendosur në dispozicion të SPAK dhe i pyes zyrtarisht a ka nisur SPAK hetim për këtë çështje dhe a janë provat të mjaftueshme. A ka pasur zoti Gonigal takim me drejtues të SPAK apo byrosë?

E pyes këtë edhe për debatin publik që të mos ketë asnjë lloj justifikimi, cilat janë interesat e qeverisë shqiptare në këtë rast. I kam dërguar Elian Kanushit nga Shërbimi Informativ informacion se a ka pasur takime, biseda apo kontakte të çfarëdo lloj natyre nga zyrtarë të SHISH dhe nëse po, në cilat data? A i është kërkuar SHISH të ketë kontakte apo takime me këtë zyrtar dhe nëse po, kur?

A ka zhvilluar ministri i Brendshëm apo drejtues të agjencive në varësi të ministrisë takim me ish zyrtarin. A është kërkuar prezenca e zyrtarëve të ministrisë në takimet e ish-zyrtarit me kryeministrin e Shqipërisë? Një aferë e madhe që minon demokracinë por edhe dëmton SHBA-në, në këto kushte është detyrë të hetohet dhe të kthehet përgjigjie në kohë rekord dhe të kemi një informacion të plotë. Jemi në kushtet që mund të jetë afera më e rendë në 32 vite në raportet e Shqipërisë me SHBA-në./tvklan.al