SPAK kërkoi po ashtu pushimin e çështjes edhe për tre persona të tjerë. Behte fjalë për çështjen edhe të Armando Gjinit, i cili humbi jetën gjatë një atentati në Rrëshen. Ky vendim nga prokuroria e posaçme është marrë pasi i ka mbërritur fletëporosia nga drejtësia Turke, ku rezulton se Met Kanini dhe dy anëtarët e grupit kriminal janë dënuar me 30 vjet burg secili dhe është bërë sekuestrimi i pasurisë së tyre nga autoritetet turke. Por prokuroria e posaçme vijon hetimin pasuror të nisura nga ish-prokuroria e Krimeve të Rënda në bazë të ligjit antimafia.

Por kush është “bosi i kokainës”?  Ai disa vite më parë  kishte ngritur një organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike të të gjitha llojeve nga Turqi dhe Greqia, Maqedonia e Veriut  dhe Shqipëria  drejt Europës.  Ndër të tjera organizata kriminale e Met Kananit trafikonte kokainë nga Amerika Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri ku destinacioni final mbetej sërish tregu europian.

Met Kanani, u arrestua më 20 Mars të 2018 gjatë një operacioni të Policisë turke me 1.1 ton hashash, ndërsa ishte nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që në 2017. Në pranga si pjesë e grupit të Kananit kanë rënë 18 persona në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.  Nga të dhënat e policisë shqiptare, vetëm në Greqi, Turqi, Itali e Shqipëri këtij grupi i janë sekuestruar më shumë se 6 ton kanabis.

Klan News