Përkundër kërkesës së Llallës që çështja ndaj tij të gjykohej nga Gjykata e Tiranës, Gjykata e Lartë ka vendosur këtë të premte që çështja e ish-kryeprokurorit t’i kalojë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Adriatik Llalla është marrë i pandehur për mosdeklarim dhe fshehje pasurie. Ndërkohë që SPAK sekuestroi pasuritë e ish-kryeprokurorit sipas ligjit.

Klan News