Çështja “McGonigal”, gazetari Artan Hoxha: Agron Neza ka shërbyer si burim informacioni për FBI-në

Çështja “McGonigal”, gazetari Artan Hoxha: Agron Neza ka shërbyer si burim informacioni për FBI-në

21:19 26/01/2023

Gazetari Artan Hoxha thotë se Agron Neza, shqiptaro-amerikani që përmendet në dosjen e drejtësisë amerikane ku akuzohet ish-zyrtari i FBI Charles McGonigal, ka shërbyer si person që informonte FBI-në për çështje të ndryshme.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Artan Hoxha u shpreh se Agron Neza është personazh i njohur në Shqipëri i cili ka qenë burim informacioni për FBI-në amerikane për çështje të ndryshme që ndodhnin në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Është e vërtetë që ai prezantonte veten si një person që punonte në FBI?

Artan Hoxha: Vitin e parë apo dy vitet e para vërtetë dhe unë kam menduar, sepse prezantimi ky ishte. Ky është një punonjës që ka punuar me FBI. Në fakt ai ka shërbyer si burim informacioni në disa çështje?

Blendi Fevziu: Për FBI?

Artan Hoxha: Për FBI.

Blendi Fevziu: Ç’domethënë burim informacioni?

Artan Hoxha: Ka dhënë informacion në lidhje me çështjet që i interesonin FBI-së, çështjet e rëndësishme. Edhe në këtë rast një nga episodet është pikërisht, ai ka çuar informacion në FBI.

Blendi Fevziu: Ka çuar informacion për çështjen konkrete?

Artan Hoxha: Për çështjen Muzin, informacioni ka shkuar në këtë formë, ka ardhur nëpërmjet atij. Çështja pastaj në SHBA është nisur nëpërmjet kësaj rruge. Mënyra se si ai e ka marrë informacionin në Shqipëri, kjo është pjesa që ha diskutim. Por ai është një personazh i cili nuk është i panjohur në Shqipëri, përkundrazi, ka qenë i interesuar për disa çështje shumë specifike.

Sa i përket informacioneve që Nezaj mund t’i ketë dhënë FBI-së, Artan Hoxha përmend disa çështje.

Artan Hoxha: Ai ka qenë aktiv pas vitit 2016, në vitin 2017, ishim në momentin ku në Shqipëri po kalonte reforma për drejtësi, kemi shpërthimin e disa skandaleve, kemi disa çështje hetimore që kishte Prokuroria për Krimet e Rënda, kemi një konflikt të Prokurorit të Përgjithshëm në atë kohë me ambasadën amerikane për disa çështje biznesi në Republikën e Shqipërisë. Pastaj ishte momenti para se të shpalleshin “non gratat” e para, kemi momentin kur janë shpallur “non gratat” e para. Prokurori i Përgjithshëm ka qenë pjesë e të shpallurve “non gratat” e para. Nga takimet që kam pasur me të, nga informacioni që kam shkëmbyer me të, dukej një njeri që kishte shumë kontakte dhe informacione. Si e merrte dhe si e përdorte edhe unë jam habitur se si ka dalë. Mua çudia më e madhe më është dukur që aty është arrestuar një shef divizioni.

Blendi Fevziu: Sipas shtypit perëndimor amerikan është zyrtari më i lartë që nga viti 1992, pra në 31 vitet e fundit është zyrtari më i lartë i FBI-së që arrestohet.

Artan Hoxha: Është arrestuar personi në fjalë dhe deri tani nuk kemi parë një akuzë direkte ndaj Agron Nezaj, ai nuk është thjesht qytetar shqiptar, ai është qytetar amerikan.

/tvklan.al







Të ngjashme