Kreu i grupit parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur në një lidhje direkte për “Milori Live” rreth ngjarjeve më të diskutuara së fundmi, ku kryesorja ishte çështja e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së McGonigal.

Ish zyrtari është njohur të martën nga Gjykata e Uashingtonit me 9 akuza ku më kryesorja është ajo e marrjes prej tij e 225.000 dollarë nga ish-punonjësi i Shërbimeve Sekrete të Shqipërisë. Gjithashtu në seancën e djeshme e cila zgjati rreth 15 minuta u diskutua edhe për takimet e ish zyrtarit të FBI me kryeministrin Rama.

Pikërisht për këtë ka folur edhe Taulant Balla në intervistën me Milera Milori, ai është shprehur se çështja për të cilën akuzohet McGonigal nuk ka asnjë lidhje me kryeministrin Shqiptar ndërsa për sa i takon takimeve, ai është shprehur se çdokush që do ishte në vendin e kryeministrit Rama nëse do i thuhej se drejtori i FBI-së do kërkonte ta takonte, do e takonte.

Mirela Milori: Ka një aludim që nga zyra e Kryeministrit mund të ketë një rrjedhje për çështje të një lulimi, me para të dyshimta për një parti përballë partisë së Kryeministrit Rama, po citoj këtu pjesë nga aktakuza për McGonigal. Për këto dy momente do kërkoni një sqarim të mëtejshëm nga kryetari i partisë suaj?

Taulant Balla: Kryeministri Rama kryetari i Partisë Socialiste ka folur dje qartësisht. Kjo është një çështje që nuk ka asnjë lidhje qoftë me kryeministrin, apo me ndonjë anëtarë të qeverisë apo me ndonjë zyrtarë të lartë. Ky nuk është një hetim që sapo ka filluar një hetim që sapo ka filluar, ky është një përfundim hetimi, dhe në përfundim të këtij hetimi i vetmi person që prokuroria e New York-ut ka çuar në gjykatën e New York-ut është zoti McGonigal, i cili ka qenë zyrtar i lartë i FBI-së dhe kur ka ardhur në Shqipëri ka ardhur në cilësinë e mësipërme.

Kushdo që të ishte në qeverisje të vendit, Kryeministri i vendi, presidenti i Republikës, ti thuhej që drejtori i FBI-së së New Yorku-t  kërkon një takim me ju, do e mirëpriste siç e kanë mirëpritur në vende të tjera. Kjo është e gjithë e vërteta. I vetmi person i gjetur fajtor apo i akuzuar nga ana e akuzës, mos harroni fajësinë apo pafajësinë e jep vetëm gjykata.

Të mbyturit e Shqipërisë sonë Berisha me shokë kërkojnë të kapen pas një të mbyturi. Ndërkohë që të gjitha akuzat e tjera ato që lidhen me histori licencash, Hec-esh e kompanish që investojnë në rrugë, duhet të kuptoni se oligarku rus Deripaska dhe kompanitë që ai është lidhur janë ushqyer nga kontrata apo tendera të dhëna nga qeveria e Sali Berishës. Ka një shprehje popullore, ai që bërtet më shumë ka hallin më të madh. Saliu është zënë ngushtë, edhe në këtë rast e drejta është në krahun tonë./tvklan.al