Çështja “Shullazi”, Lu dhe Vlahutin takojnë Berishën dhe Bashën

Çështja “Shullazi”, Lu dhe Vlahutin takojnë Berishën dhe Bashën

16:55 22/04/2016

Pas denoncimeve të bëra nga ish – Kryeministri Berisha, që çuan në arrestimin e Emiljano Shullazit, Ambasadori amerikan, Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin kanë qenë në mesditë në zyrën e tij.

Takimi mes ish – Kryeministrit Berisha dhe dy ambasadorëve u mbajt larg vëmendjes së medias dhe zgjati afro 45 minuta.

Përveç çështjes Shullazi, mësohet se në qendër të takimit ishte dhe Reforma në Drejtësi.

Ish – Kryeministri Berisha rikonfirmoi mbështetjen e tij për këtë reformë duke e cilësuar një proces jetik për shtetin ligjor në vend.

Burime zyrtare thonë se në takim u diskutua gjerësisht mbi lidhjet e politikës me krimin në tërësi dhe lidhjet direkte të bandës së Emiljano Shullazit me drejtues të Policisë, qeverisë dhe institucioneve të tjera, si dhe krimet e tij të shëmtuara.

Më pas Ambasadori Donald Lu është takuar edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT