Presidenti Donald Trump i ka kthyer personalisht avokatit të tij 130.000 dollarë që u përdorën për të blerë heshtjen e aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels, tha ndihmësi i tij ligjor Rudy Giuliani.

Kur u pyet nga gazetarët një muaj më parë, nëse ai e dinte për pagesën që i është bërë Daniels,  Trump tha: “Jo”. Kur u pyetën përse iu dhanë para Daniels, ai shtoi: “Duhet të pyesësh Michael Cohen”.

Duket se kjo është në kundërshtim me Trump, i cili më parë tha se nuk kishte dijeni për pagesën e bërë nga avokati Michael Cohen për Stormy Daniels përpara zgjedhjeve të vitit 2016.

Trump ka mohuar pretendimet e Daniels, e cila pohon në mënyrë të përsëritur se ata kanë pasur marrëdhënie intime në vitin 2006./tvklan.al