Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që të hetohen deputetët e mazhorancës dhe të opozitës në lidhje me provat për dosjen Habilaj.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Alibeaj kërkoi që të nisë hetimi për nxjerrje të sekretit hetimor. Bëhet fjalë për mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, ku prokurorë të krimeve të rënda paraqitën prova sekrete për dosjen Habilaj dhe dyshimet mbi implikimin e Saimir Tahirit.

Këto prova sekrete u bënë publike dhe u pasqyruan në disa media. Sipas deputetit të PD-së, kjo është shkelje e sekretit hetimor nga ana e kujtdo deputeti dhe duhet të hetohet.

“Prokuroria të marrë në hetim të gjithë persoat që kanë qenë në atë sallë”,

tha deputeti Alibeaj.

Ndërsa, deputeti i PS Ulsi Manja ishte i po të njëjtit mendim.

“Prokuroria ka gjithë mundësinë që të vazhdojë hetimet për nxjerrjen e sekretit hetimor”,

u shpreh Manja.

/tvklan.al