Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, në një reagim për mediat pas dhënies së masës “

arrest shtëpie

” për ish-ministrin Saimir Tahiri, përshëndeti “

zhvillimet e fundit pozitive lidhur me hetimin

”, por rikujtoi rëndësinë e “

prezumimit të pafajësisë

”.

Bashkimi Evropian përgëzon punën e autoriteteve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit pozitive lidhur me hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.  Ndërsa rikujton se prezumimi i pafajësisë është një element themelor i së drejtës për një procedurë të drejtë gjyqësore, Bashkimi Evropian gjithashtu shpreh pritshmërinë e tij që autoritetet shqiptare ta vazhdojnë me vendosmëri luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është thelbësore për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”

, tha Delegacioni i BE në një deklaratë për mediat. /tvklan.al