Koreja e Veriut nuk është duke kaluar një situatë të qetë. Disa fshatra janë shkatërruar për shkak të përmbytjeve.

Por çfarë bën diktatori Kim Jong-un?

Ai ka vizituar një prej këtyre fshatrave. E ndërsa qytetarët e tij vuajnë pasi qëndrojnë të pastrehë dhe hera herës pa ushqime, Kim udhëton me makinën e tij Lexus LX 570 që kushton rreth 90 mijë dollarë.

Media e Koresë së Jugut Yonhap ka publikuar këtë foto, ku diktatori ndodhet në sediljen e shoferit.

Gjatë vizitës së tij, Kim ka urdhëruar që t’i dërgohet ndihmë këtyre qytetarëve. Shirat e fuqishme më zonë kanë përmbytur dhe shkatërruar rreth 900 shtëpi. Përveç kësaj rreth 600 hektarë oriz janë përmbytur. Nuk dihet se në çfarë dite i ka vizituar diktatori i Kim qytetarët e tij.

Koreja e veriut është shumë e paqëndrueshme ndaj katastrofave natyrore për shkak të mungesës në infrastrukturë./tvklan.al