Të kesh një fëmijë është një bekim dhe për çdo femër momenti kur zbulon se do të sjellë në jetë një foshnje është i paharrueshëm.

Për Elle Halliwell, nuk ka qenë aspak kështu, pasi dy ditë para se të merrte vesh lajmin se priste një fëmijë ishte diagnostikuar me leucemi kronike të pashërueshme.  

Menjëherë, pasi zbuloi mori veshi vesh për shtatzëninë foli me bashkëshortin Nick dhe mjekun e saj për të marrë një vendim se çfarë duhet të bënte me foshnjën e saj.

Në fillim mendoi të hiqte foshnjën, pasi jeta e tij mund të vihej në rrezik nga sëmundja e saj, por më pas ndryshoi mendim dhe vendoi që t’i jepte jetë.

Falë zotit ajo pati një shtatzëni shumë të mirë dhe lindi djalin e saj në dhjetor të vitit të kaluar.

 Tani Tor Felix është 8 muajsh dhe gëzon shëndet të plotë.

Njerëzit më thonë që nuk dukem e sëmurë, duke më vlerësuar nga pamja e jashtme, Ardhja në jetë e djalit tonë më ka bërë që të buzëqesh dhe të mos mendoj shumë për sëmundjen time.

Ai  është një burim i madh ngushëllimi dhe gëzimi për ne

”, shprehet ajo./tvklan.al