Çfarë deklaroi Balla kur u pyet për Saimir Tahirin?

Çfarë deklaroi Balla kur u pyet për Saimir Tahirin?

13:14 19/09/2019

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është pyetur për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, kur sot pritet që Gjykata e Krimeve të Rënda të japë vendimin ndaj tij.

Balla u pyet nga gazetarët në oborrin e Parlamentit nëse kishte koment për këtë çështje, por kreu i grupit socialist u përgjigj shkurt.

Pyetje: Me sa vëmendje po e ndiqni sot gjyqin e Saimir Tahiri?

Taulant Balla: Pavarësia e gjyqësorit ka qenë dhe mbetet themeli i reformës në drejtësi.

Pyetje: Nëse ish-ministri dënohet, do të mbani përgjegjësi politike?

Taulant Balla: Pavarësia e gjyqësorit mbetet themeli i reformës në drejtësi.

Sot rreth orës 16:00, Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili akuzohet nga Prokuroria për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Organi i akuzës ka kërkuar 8 vite burgim për Tahirin. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT