Këtë pasdite i ftuar në programin “Rudina” ishte këngëtari i njohur Dilan Reka. Pas pjesëmarrjes së tij në “Këngën Magjike”, ai ka publikuar këngën e re “Shotgun”, ku vjen shumë ndryshe.

Klipi është xhiruar në Tiranë dhe në periferi të saj. Këngën e ka kompozuar Darko Dimitrov, ndërsa për tekstin është kujdesur vetë Dilan, së bashku me Rozana Radin.

“Në fakt ka dy vite që është kompozuar, ka qenë në sirtar dhe menduam se është momenti i duhur ta hedhim në treg “Shotgun”. Është një histori dashurie, siç ndodh zakonisht, e cila përfundon jo shumë mirë. Unë jam një personalitet bipolar, në një pjesë jam ai djali më serioz dhe formal, tek pjesa tjetër jam ai tipi që transformohet, ajo vajza më ndryshon mua si Dilan”.

Vajza në videoklip është Griselda Katirai, e cila është mikesha e Dilan dhe së bashku në klip ata kanë shkëmbyer edhe një puthje.

“Po puthje tamam. Në fakt ajo është një prej shoqeve të mia të universitetit, është shumë stil dhe ne donim një gocë shumë tip, nuk donim gocën koketë. Në fakt, prapaskena e parë është pjesa që unë dhe Griselda… ne nuk e dinim për pjesën e puthjes, nja 10 herë deri sa të bëhej tamam. E vështirë, por për hir të artit. Griseldës thjesht iu tha që do jesh pjesë e klipit, do jesh një gocë tip, stil. Dhe në momentin kur na çojnë nga lokacioni dhe iu themi çfarë do bëjmë këtu? Asgjë thjesht do putheni. Pastaj i thashë Griseldës, ti aktore je, bukur do dali dhe doli kjo që po shohim”./tvklan.al