Zgjedhjet e 30-qershorit kanë marrë gjithë vëmendjen e medias së shkruar dhe televizioneve ditët e fundit. Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë në Tv Klan, të ftuarit Andi Bejtja dhe Arian Curi diskutuan lidhur me këtë temë. Pyetjes se çfarë do të ndodhë më 1 Korrik, një ditë pas zgjedhjeve, Bejtja iu përgjigj duke thënë se një pjesë e militantëve do të dalin në votime dhe sërish Shqipëria do të gdhihet në krizë.

Arian Çani: Çfarë do të ndodhë më 1 Korrik? Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer tha njihen zgjedhjet dhe kush guxon t’i prekë do ndërpresë marrëdhëniet me SHBA. Po e them me fjalët e mia, por e kishte me Monikën dhe Bashën.

Andi Bejtja: Amerika ka bërë gabime, por intervista e tij nuk ka ndonjë gjë të madhe për ta bërë merak opozitën. Amerika ka shqetësim se kjo mos bëhet precedentë për gjithë rajonin. Opozitës i është dashur të bëjë betejë të madhe për drogën dhe prapë mezi kishim reagime. Nuk ka ndonjë gjë për tu shqetësuar. Ai sheh më gjerë dhe kërkon stabilitet në rajon. Palmer tha edhe që me 1 Korrik palët duhet të flasin me njëri-tjetrin dhe përgjimeve duhet t’i shkohet deri në fund, duhet të hetohen. Mesazhet nuk ishin kaq euforike për mazhorancën, por duan stabilitet. Me 1 Korrik nuk do të ketë gjë, do ketë shkuar një pjesë e militantëve të votojnë dhe  zgjedhje nuk ka për të pasur. Shqipëria do zgjohet me gjithë këtë krizë.

Arian Çani: Çfarë do të ndodhë më 1 Korrik Curi?

Arjan Curi: Fillon një periudhë e re politike, mbase edhe një epokë e gjatë./tvklan.al