Çfarë do të ndodhë me Brexit?

Çfarë do të ndodhë me Brexit?

15:05 25/03/2019

Kryeministrja britanike, Theresa May do të flasë sot përpara parlamentit për hapat e mëtejshëm për çështjen Brexit. Shefja e qeverisë së Londrës zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme qeverie.

Mediat hedhin dyshime se ajo u ka ofruar dorëheqjen deputetëve rebelë brenda konservatorëve, në këmbim të mbështetjes për marrëveshjen me Brukselin.

Marrëveshja është hedhur poshtë dy herë në Dhomën e Ulët të parlamentit, ndërsa këtë javë qeveria kërkon ta hedhë për votim për herë të tretë.

Megjithatë Brukseli po përgatitet për shkëputjen pa marrëveshje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Po shtohen gjithnjë e më shumë zërat në Britani që kërkojnë një referendum të dytë për anulimin e Brexitit.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT