Çfarë do të ndodhë me detin mes Shqipërisë dhe Greqisë?

Çfarë do të ndodhë me detin mes Shqipërisë dhe Greqisë?

22:36 20/10/2020

Vizita e sotme e ministrit të Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias për çështjen e detit, ka qenë në fokus të emisionit Opinion në Tv Klan.

Të ftuar në studio, ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, është shprehur se që palët të shkojnë në Gjykatën Ndërkombëtare, duhet të kenë paraprakisht një marrëveshje.

Paskal Milo: Të shkosh në Gjykatën Ndërkombëtare duhet të ketë marrëveshjes midis palëve. Që nga ky moment, do të ketë marrëveshje midis dy palëve që do ta firmosin dy palët të cilët do bien dakord të shtrojnë çështjet. Do t’i shqyrtojë gjykata dhe do të japë përgjigje.

Ndërsa profesori dhe eksperti i çështjeve detare, Osman Metalla theksoi se kur çështja të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare, pala shiqiptare duhet të jetë shumë e përgatitur.

Osman Metalla: Sot ne nuk kemi asnjë lloj informacioni si opinion pubkik sepse nuk ka pasur transparencë, nuk dimë cili ka qenë qëndrimi i palëve për çështjet e nxehta. Zgjidhja do të ishte që pala shqiptare duhet të ketë pretendimet e saj. Kjo gjë nuk di të jetë bërë. Duhet të ketë qëndrim të përcaktuar. A mund të informohet Komisioni i Sigurisë Kombëtare? Çështja është që nuk ka asnjë lloj transparence. Negociatat kanë filluar që në vitin 2017. Unë mendoj që çështja është se sa të përgatitur do të shkojmë në gjykatë. Gjithçka varet nga përgatitja që do të bëjë pala shqiptare. Nëse ne shkojmë të përgatitur sigurisht që ne mund të përfitojmë se sa marrëveshja e 2009.  /tvklan.al





Të ngjashme