Emigrantët që hyjnë në territorin britanik përmes kanalit të La Manshit do të kthehen mbrapsht. Paralajmërimi vjen nga Kryeministri Boris Johnson.

“Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të konsiderohet si një vend që mund të pushtohet lehtësisht nga njerëz që hyjnë në mënyrë të paligjshme”, u shpreh Kryeministri britanik.

Reagimi i Johnson erdhi pasi autoritetet bllokuan një varkë me 100 emigrantë në brigjet e jugut të Anglisë.

“Ne do t’ju kthejmë përsëri”, theksoi Johnson, duke përcjellë kështu një mesazh të fortë. Autoritetet raportojnë për shumë incidente vetëm brenda 24 orëve të fundit nga të huaj që po përpiqeshin të kalonin nga Franca për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme në Britani, vetëm gjatë këtij viti, më shumë se 950 persona nga të cilët 80 janë fëmijë kanë kaluar kanalin që lidh Francën me Britaninë e Madhe duke përdorur anijet e vogla.

Klan Plus