Çfarë do të ndodhë me iPhone-in tuaj gjatë kësaj jave

Apple do të prezantojë tre modele të reja të iPhone gjatë kësaj jave, çmimet e të cilave do të kapin vlerën e 1 mijë Paund.  Kjo do të thotë se me prezantimin e këtyre iPhone-ve të rinj, do të ulet vlera e atyre ekzistues.

Pra, nëse ju keni një iPhone të vjetër, vlera e telefonit tuaj do të bjerë me 25%. Një vit më parë, Apple prezantoi modelin e fundit, iPhone X që kapte vlerën 999 Paund. Ky smartphone sot kushton rreth 600 Paund. Ky çmim do të ulet akoma më shumë gjatë javëve në vazhdim. Pra, nëse nuk doni që telefoni juaj të humbasë vlerën që keni, ekspertët e teknologjisë rekomandojnë që ta shisni sa më shpejt dhe të blini modelin e fundit që do të prezantohet nga Apple.

Rënia prej 25% e çmimit të iPhone-ve tashmë në qarkullim, do të jetë akoma më e madhe kur të dalin në shitje modelet e reja që pritet të prezantohen gjatë kësaj. Për këtë arsye, ekspertët thonë se duhet të dorëzoni iPhone-in tuaj të vjetër pa humbur akoma më shumë vlerën që ka pasur kur e keni blerë. /tvklan.al

Kategori
Te funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*