Në këtë situatë të vështirë të shkaktuar nga koronavirusi, në pikëpyetje është edhe sezoni turistik në vendin tonë në muajt e verës.

Në një lidhje direkte në “Opinion”, kryeministri Edi Rama tha se do të kërkojë edhe pak kohë marrja e një vendimi, pasi do të shihet vijueshmëria e situatës.

“Marrja e këtij vendimi është një barrë e madhe por do ecim me kujdes, duke parë të tjerët dhe ne do bëjmë atë që mundemi, me forcat e skuadrës sonë që deri tani s’na kanë lënë në baltë”. /tvklan.al