Kanë qenë të shumta komentet pas dorëheqjes së kryeministrit italian Matteo Renzi. Megjithatë 5 janë skenarët e mundshëm për daljen nga kriza në Itali. Vendosmëria në masë e italianëve për t’i thënë jo referendumit të Matteo Renzit, hap një seri skenarësh të mundshëm.

I pari është ai shpërndarjes së dy dhomave të Parlamentit, një propozim i ky i lëvizjes Pesë Yjet, që kërkon 5 ditë për të ndryshuar ligjin elektoral në Senat dhe më pas çuarjen e vendit në zgjedhje. Por duket se partia e Renzit, në mazhorancë është kundër këtij varianti.

Skenari i dytë është ai i një qeverie teknike, ashtu siç shpesh ka ndodhur në momentet e krizës. Kjo duket e vështirë, pasi kërkohet një mazhorancë ndryshe nga kjo e tanishmja.

Një zgjidhje më e mundshme është krijimi i një qeverie me mandate të kufizuara, e kryesuar nga një figure institucionale, e impenjuar vetëm që të miratojë ligjin elektoral edhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, në vitin 2017.

Dhe e fundit, analistët politikë në Itali flasin edhe për mundësinë e një qeverie tekniko-politike me një ndihmës në krah të kryeministrit, që të ketë fokus kryesor ekonominë dhe sistemin bankar dhe të përfundojë mandatin, deri në vitin 2018.

Kjo do të bënte që Italia të përfshihej në një fushatë elektorale më të gjatën në histori./ TV KLAN