Çfarë do të ndodhë në seritë e reja të Ertugrul? – TV KLAN

Çfarë do të ndodhë në seritë e reja të Ertugrul?

Rikthehet në Klan Plus, Ertugrul, seriali historik më i ndjekur i të gjitha kohërave që do të mbajë sërish të mbërthyer para ekranit të gjithë shqiptarët.

Seritë e reja të sezonit të 5-të, prodhim i vitit 2018-2019 do të nisin transmetimin duke filluar nga 11 Marsi në orën 20:00.

Por çfarë do të ndjekim në episodet e këtij sezoni?

U mahnita të shikoja live skenat aksion në një pyll në fshatin Polonezkoy me Ertugrulin dhe të gjithë ushtarët e tij si Bamsi, Turgut, etj. Skena madhështore të xhiruar në kushte jo të rehatshme me ngjitje në mal, luftime me shpata dhe kalërime apo gara me kuaj. Nga takimi me aktorin kryesor Enkin Altan Duzyatan, më afrohet edhe personazhi Bamsi, i interpretuar nga aktori Nurettin Sonmez, i cili më përqafon dhe më thotë me gojën e tij që ‘babai im ka qenë shqiptar. Mi bëj të fala të gjithë gjithë shqiptarëve’, më tha. Një përshëndetje speciale për të gjithë teleshikuesit shqiptarë edhe nga aktori i Ertugrul.

Ertugrul ka bërë të tijin Sogutin, që është zemra e Anadollit. Do të shohim se çfarë do të ndodhë me tre djemtë e tij dhe se si do të arrijë Osmani të themelojë Perandorinë më të madhe të kohës, që është Perandoria Osmane. Do të shohim nëse do të dashurojë një grua tjetër Ertugruli apo jo? Armiqtë e tjerë, lufta e tij me Mongolët e shumë e shumë peripeci të tjera do të shohim në 90 seritë e reja të serialit”, tha Albert Dumani, drejtor i programacionit në Tv Klan.

Përveç Ertugrul në ekranin e Klan Plus, do të vijojë transmetimin edhe seriali Çukur.

Tashmë, seritë e këtij seriali do të vijnë për shikuesit 3 herë në javë.

Çukur do të transmetohet çdo të premte, të shtunë dhe të diel. Pra gjatë gjithë javës, në 7 ditët, ne do të kemi një episod të ri nga Ertugrul dhe Çukur, po gjithmonë në orën 20:00”.

Klan Plus

Kategori
ERTUGRULSerialeTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*