Duke nisur nga dita e nesërme, 1 Shkurt 2020, WhatsApp nuk do të funksionojë në disa aparate celularë me sistem operativ Android dhe IOS.

Kështu, në miliona smartphone të vjetër, WhatsApp do të ndalojë së funksionuari.

Kompania ka njoftuar se në telefonat Android, aplikacioni i mesazheve nuk do të jetë më i disponueshëm në versionet 2.3.7 dhe më të vjetër se kaq. Sipas të dhënave të Google, vetëm 0.3 % e pajisjeve Android funksionojnë ende me këtë sistem.

Ndërsa celularët iPhone me sistem IOS 8 dhe më të vjetër do të humbasin gjithashtu mbështetjen e WhatsApp. Apple thotë se vetëm 7% e pajisjeve të saj funksionojnë me sistemin më të vjetër se IOS 12.

Kompania e WhatsApp u bën thirrje përdoruesve që të përdorin sistem operativ sa më të fundit. Sipas kompanisë, kjo ndihmon në rritjen e sigurisë për ruajtjen e të dhënave. /tvklan.al