Një ditë para udhëtimit të parë zyrtar, të kompanisë ajrore që mban flamurin shqiptar, Kryeministria ka njoftuar një surprizë për të gjithë qytetarët e Tiranës.

Kështu, në 16:50, mbi bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të kryejë fluturim avioni i parë i “Air Albania”, i cili mban emrin “Lasgushi”. Ai është Airbus 319 dhe do të mbajë ngjyrat e flamurit shqiptar dhe shqiponjën dy krenare.

“Sot në orën 16:50 në lartësi të ulët sipër bulevardit “Dëshmorët e Kombit” do të kryejë një fluturim demostrues avioni “Lasgushi”, që është avioni i parë i Air Albania”

, thotë Kryeministria në njoftimin e saj për mediat.

Ndërsa në orën 17:00, në aeroportin e Rinasit do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të kompanisë së parë ajrore shqiptare “Air Albania”, ku i pranishëm do të jetë Kryeministri Edi Rama.

Destinacioni i parë i “Air Albania” është linja Tiranë-Stamboll-Tiranë, që do të nisë të shtunën.

/tvklan.al