Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ftuar mbrëmjen e së martës qytetarët, që të marrin pjesë në takimin e së shtunës, që do të organizohet në Sheshin “Nënë Tereza”.

Përmes një postimi në Facebook, Veliaj bën me dije se do të jetë aty bashkë me familjen e tij, ndërsa fton që këtij aktiviteti t’i bashkohen edhe qytetarët e Tiranës, bashkë me familjen e tyre.

“Unë do jem aty me familjen time! Mezi pres të të takoj dhe ty aty me familjen tënde! Për familjet tona dhe Tiranën që duam! Të Shtunën, ora 11:00 te sheshi “Nënë Tereza””

, shkruan Veliaj.

/tvklan.al