Çfarë do të ndodhte nëse do të niste Lufta e III Botërore

Çfarë do të ndodhte nëse do të niste Lufta e III Botërore

14:45 18/09/2019

Të paktën 34 milionë njerëz do të humbisnin jetën brenda pak orëve. Ndërsa Europa do të shkatërrohej në 24 orët e para.

Ky do të ishte rezultati nëse do të niste Lufta e III Botërore, ku aktorët kryesorë do të ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia. Studiuesit e Universitetit amerikan Princeton kanë përgatitur një video-simulim të një lufte bërthamore midis SHBA-së dhe Rusisë.

Pasojat do të ishin katastrofike. Në total do të numëroheshin 90 milionë të vrarë. Megjithatë do të kishte disa zona ku do të shmangej përdorimi i armëve bërthamore, siç janë Skocia dhe hemisfera jugore.

Video-animimi është 4-minutësh dhe është përpiluar në bazë të numrit të armatimeve bërthamore që kanë këto shtete.

Sipas ekipit të studiuesve amerikanë, në rast të një lufte të tillë, do të ishte Rusia ajo që do ta niste e para. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT