Nëse një asteroid do godiste Tokën me shumë shanse do përfundonte në det, duke marrë parasysh se oqeanet zbulojnë 70% të sipërfaqes së planetit tonë.

Impakti do të kishte qenë shkatërrues nëse do kishte ndodhur 10-20 kilometra nga vija bregdetare e një qyteti dhe për pasojë do kishin mbetur të vdekur mijëra persona. Nëse asteroidi do kishte rënë në mes të oqeanit, dallgët gjigante që do ishin krijuar do ishin ulur dalëngadalë.

Një imazh i animuar ka treguar se valët shkatërruese do e kishin të pamundur të shkonin në distanca të mëdha, duke mos i lejuar tsunamit gllabërues të arrinin në bregun e një qyteti.

Por rreziku më i madh mund të vijë nga avullimi i ujit që mund të çlironte miliona ton gaze nga serat në ajër, duke bërë të mundur që të ngecnin në stratosferë për muaj ose vite të tëra./tvklan.al