Mediat ndërkombëtare flasin për një të ardhme të pasigurtë për ekonominë dhe demokracinë e Turqisë

Presidenti Recep Tayip Erdogan me pesë vite të tjera qeverisjen e tij, duke fituar një mandat të ndjekur politika gjithnjë e më autoritare që ka polarizuar Turqinë dhe kanë forcuar pozicionin e saj si një fuqi ushtarake.

Pasi shpalli fitoren në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të së dielës, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Turqia është fituesja e vetme“. Ndërkohë që besnikët e presidentit veteran festojnë, miliona turq të tjerë janë në ankth për pesë vite të tjera për vendin e tyre të polarizuar.

Gazeta “Financial Times” shkruan se kriza disa planëshe në Turqi vjen kryesisht si rezultat i ndjekjes së politikave ekonomike të gabuara. Megjithatë, politikat e Erdoganit së bashku me prirjen e tij për të luftuar me aleatët perëndimorë dhe lëvizjen drejt autoritarizmit, mund t’i trembë sërish investitorët e huaj.  

Mediat shtetërore kineze kanë shfaqur një qëndrim të ftohtë për fitoren e presidentit turk, por kanë nënvizuar politikën  ekonomike që ndjek Erdogan, atë të uljes së normave të interesit për të luftuar inflacionin.

Nga ana tjetër zgjatja e pushtetit nënkupton një demokraci më të dobët. Mediat amerikane shkruajnë se liritë civile janë në rrezik.  Perëndimi dikur e përshkruante rëndësinë strategjike të Turqisë si urë midis Evropës dhe Lindjes së Mesme, por pushtimi rus i Ukrainës e ka transformuar statusin e Ankarasë.

Shtëpia e Bardhë po kërkon mënyra nga më të ndryshmet për të bindur Erdogan që të miratojë anëtarësimin në NATO edhe për Suedinë. Suedia do të krijonte një vend të rëndësishëm në Detit Baltik për aleancën kundër Rusisë.

Për Europën marrëdhënia është më e ndërlikuar. Deutsche Ëelle në një analizë nënvizon shqetësimet serioze të BE-së për përkeqësimin e vazhdueshëm të demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave themelore dhe pavarësisë së gjyqësorit nuk janë adresuar. BE gjithashtu u ka bërë thirrje vazhdimisht autoriteteve turke që të të lirojnë aktivistët e burgosur.

Por për BE-në Turqia ka rëndësi madhore për ruajtjen e kufijve nga dyndja e emigrantëve të paligjshëm.  BE-ja shqetësohet se Turqia do të vijojë të lejojë kontrabandistët të mbretërojnë përsëri për të dërguar anije me azilkërkues dhe migrantë të tjerë mbi Mesdhe.

Në aspektin politik, BBC shkruan se Turqia mund të mbajë lidhje të ngushta me Rusinë, teksa ofron gjithashtu ndihmë ushtarake për Ukrainën. Erdogan ndërmjetësoi një marrëveshje me anë të së cilës Rusia i dha fund bllokadës së eksportit të drithërave të Ukrainës duke ofruar ushqim për vendet e varfra dhe jo vetëm. Po ashtu marrëdhëniet e Erdoganit dhe Putinit shihen me interes në botë sepse të dy liderët mbështesin palë kundërshtare në luftërat civile në Siri dhe Libi, si dhe në konfliktin e vazhdueshëm midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Blerja e avionëve luftarakë F-16-të të jëtë në fokus të lidhjeve me Uashingtonin. Ekspertët besojnë se kërkesa e Turqisë për të blerë këta avionë luftarakë do të jetë e vështirë të miratohet nga Kongresi amerikan pas mosmarrëveshjes për sistemini anti rakettor rus S-400.

Klan News