I ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan, Ministri i caktuar për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi, Arben Ahmetaj i është përgjigjur disa prej pyetjeve që shqetësojnë qytetarët në këtë gjendje fatkeqësie natyrore.

Gazetari Blendi Fevziu ka shtruar një problem që kanë hasur disa qytetarë, ku bankat u kërkojnë që të paguajnë këstet e kredive.

Çfarë duhet të bëjë një qytetar që i kërkojnë të paguajë kredinë?

“Edhe tek banka e Shqipërisë, edhe tek ne, do t’ju lutesha që nëse ka raste të tilla, të na thonë se do merremi me detyrim ligjor sepse është urdhër”. /tvklan.al