Koha se kur ju shkoni për të fjetur dhe koha e zgjimit në mëngjes ka një ndikim të madh në jetën tuaj të përditshme.

Koha e gjumit ndryshon për çdo person, në varësi të përgjegjësive dhe angazhimeve të jetës së përditshme, por të paturit një kohë të caktuar se kur duhet të flini dhe të zgjoheni është thelbësore për një shëndet të mirë të përgjithshëm.

Gjumi i dobët ose i pamjaftueshëm mund të ndikojë në gjithë aktivitetin e ditës tuaj. Njëkohësisht ndikon në gjendjen shpirtërore dhe mënyrën se si bashkëveproni me individët e tjerë rreth jush.

Ekspertët shprehen se çdo individ duhet të zbulojë orarin e gjumit që i përshtatet me përditshmërinë dhe pastaj ta bëjë atë një zakon të përsëritur. /tvklan.al