Sipas një studimi të kryer së fundmi, gërhitja e partnerit mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj mendor dhe fizik.

Shoqata britanike “Snoring & Sleep Apnoea” zbuloi se nëse partneri gërhet gjatë natës atëherë gjumi juaj nuk do të jetë i rehatshëm.

Sipas studiuesve, një gjumë i keq rrit rrezikun për t’u prekur nga ankthi, depresioni, goditjet në tru, por edhe mund të rritë shanset për mbipeshë.

Gërhitja e partnerit gjatë natës mund të shkaktojë shqetësim të madh tek ju, dhe kjo mund të shoqërohet me humbjen e aftësisë së metabolizmit për të funksionuar normalisht, duke sjellë çrregullime dhe madje edhe probleme me kujtesën.

Një gjumë jo i qetë, mund të shoqërohet edhe me mungesë përqëndrimi në punë dhe uljen e produktivitetit.

Ekspertët në “Kolegjin Imperial të Shkencave “ në Londër gjithashtu zbuluan se gërhitja shkakton probleme edhe tek vetë individi, duke çuar në rritjen e presionit të gjakut./tvklan.al