Arra e kokosit  njihet për vlerat e saj të jashtëzakonshme. Ai është një përbërës mjaft i rëndësishëm në gatim dhe me vlera të mëdha edhe për lëkurën.

Arra e kokosit këshillohet të përdoret çdo ditë, përveç në formën e vajit të kokosit, pasi mund të rritë nivelin e kolesterolit.

Ai mund të përfshihet në dietë në mënyra të ndryshme dhe mund t’i bëjë mrekulli shëndetit dhe trupit. Arra e kokosit  është e pasur me acide yndyrore omega 3, kalium, magnez  dhe forcon metabolizimin.

Kokosi konsiderohet si super ushqimi i natyrës, për shkak të përfitimeve të saj të panumërta shëndetësore dhe shpeshherë është quajtur si ‘pema e jetës’./tvklan.al