Çfarë duhet të dini për gjumin e pasdites


Çfarë duhet të dini për gjumin e pasdites

17:54 26/08/2020

Gjumi i pasdites konsiderohet si një zakon jo i shëndetshëm. Sipas një studimi të ri, gjumi për më shumë se një orë gjatë pasdites lidhet me një rrezik të shtuar të sëmundjeve që lidhen me zemrën, por edhe me komplikacione të tjera shëndetësore.

Hulumtimi i kryer paraqiti provat që vlerësojnë lidhjen midis gjumit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Studimi evidentoi faktin se individët që flenë gjumë pasdite më tepër se 60 minuta janë 34% më të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, krahasuar me ata individë që nuk preferojnë të flenë gjumë pasdite.

Sipas studiuesve, rreziku më i madh vihet re tek femrat krahasuar me meshkujt.

Ndërsa gjumi i pasdites më pak se 60 minuta nuk konsiderohet nga ekspertët si shqetësues apo i rrezikshëm për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Rezultatet tregojnë që një sy gjumë i shkurtër, 30 deri në 45 minuta mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës./tvklan.al




Të ngjashme