Çfarë duhet të dini për gjumin e pasdites

Serene Caucasian woman napping "n on the couch.


Çfarë duhet të dini për gjumin e pasdites

09:39 01/05/2020

Rutina jonë e përditshme pothuajse ka ndryshuar tërësisht si pasojë e izolimit. Puna nga shtëpia, por edhe oraret e çrregullta të gjumit kanë ndikuar në një farë mënyre në shëndetin tonë, si mendor ashtu edhe fizik.

Një studim i fundit zbuloi se ndërsa të rriturit po flenë edhe më tepër orë, cilësia e gjumit është përkeqësuar.

Shumica e njerëzve po kërkojnë mënyra dhe mjete për të qenë energjikë dhe të shëndetshëm. Në pamundësi për të dalë, ata po përpiqen të mbajnë nën kontroll peshën e tyre në shtëpi.

Por, një studim tregon se pesha e trupit varet edhe nga koha që i jepni vetes për të pushuar. Përveç ushtrimeve, ushqimeve të shëndetshme mjaft i rëndësishëm është edhe pushimi i pasdites.

Nëse keni menduar se do t’ju ​​bëjë të fitoni më shumë peshë, e keni gabim sepse ekspertët thonë se gjumi pasdite, mund të përmirësojë metabolizmin tuaj.

Një studim i fundit i Shkollës Mjekësore në Harvard, zbuloi se ata që janë mbipeshë flenë afërsisht 16 minuta më pak çdo ditë, krahasuar me ata që kanë një peshë të rregullt trupore.

Gjithashtu studiuesit arritën në përfundimin se individët djegin 10 përqind më shumë kalori kur flenë pasdite, sesa në mëngjes.

Prandaj është e këshillueshme që nëse nuk jeni në gjendje të flini mirë gjatë natës, mund të provoni të flini pasdite, në mënyrë që t’i jepni pak pushim trupit tuaj nga aktivitetet e ditës.

Studiuesit renditën edhe disa përfitime nga gjumi i pasdites:

1. Ju bën më të përqendruar dhe vigjilent.

2. Ju jeni në gjendje t’i përfundoni detyrat tuaja në një mënyrë më efikase.

3. Redukton stresin.

4. I jep pushim trurit tuaj./tvklan.al

 
 


Të ngjashme