Kardiologu Indrit Temali ishte i ftuar në programin “Historia ime”, në Tv Klan.

Në lidhje me izolimin dhe ndikimin që ajo ka në personat që vuajnë nga zemra, mjeku u përgjigj se ndikon negativisht, por është e rëndësishme që dhe në kushtet ku jemi, individët të kryejnë aktivitet fizik në kushte shtëpie.

Gjithashtu është e rëndësishme dhe nje dietë ushqimore e shëndetshme.

Mirela Milori: Sa ndikon situata e karantinës për personat që vuajnë nga zemra?

Indrit Temali: Notrmalisht ajo ndikon negativisht, pra ne rekomandojmë që njerëzit në kushte normale të bëjnë 30 minuta në ditë ecje minimumi dhe dietë të shëndetshme. Në këto kushte ku jemi rekomandimet janë që mos neglizhohet një stil i shëndetshëm jetese. Pra të ushqehemi shëndetshëm, të bëjmë një aktivitet fizik në shtëpi në kushte shtëpie, rreth 30 minuta, ose të pastrojmë kopshtin, ose të pastrojmë shtëpinë, pra të aktivizohemi. Të bëhet një aktivitet në shtëpi është shumë e rëndësishme. Plus ushqimi i shëndetshëm, lëngjet të jenë të bollshme, plus rekomandohet të ulet stresi pra të gjendet një libër, një mënyrë.

Mirela Milori: Kafja si ndikon?

Indrit Temali: Një kafe të pihet nuk është ajo problemi. Por të krijohet edhe socialitet virutal, të flitet me rrethin familjar, me shok dhe shoqe, të ulet dhe ngarkesa negative e lajmeve dhe mesazheve. Më pak stres dhe më shumë lëvizje./tvklan.al