Infeksioni i zorrës së trashë ose i njohur ndryshe si koliti shkakton probleme të ndryshme, në varësi të llojit të tij dhe sa e rëndë është sëmundja. Madje një përkeqësim i tij çon deri në shfaqjen e kancerit kolorektal.

Disa nga simptomat e zorrës së trashë janë humbja në peshë, lodhje, diarre, ethe, dhimbje barku, lëvizje të parregullta të zorrëve, të dridhura, dehidrim dhe përzjerje.

Viruset, bakteret, uji i ndotur, ushqimet ose mungesa e higjenës mund të çojnë në infeksion të zorrës së trashë. Sëmundja inflamatore e zorrëve që përdoret për të përshkruar çrregullime që përfshijnë inflamacion kronik të traktit tretës, gjithashtu mund të rrisë rrezikun për t’u prekur nga infeksioni i zorrës së trashë.

Koliti ulcerativ është një sëmundje inflamatore e zorrëve që çon në inflamacion dhe ulçera në traktin tretës të një personi.

Në rast se vuani nga një infeksion i zorrës së trashë duhet të keni shumë kujdes në ushqimet që konsumoni.

  • Zgjidhni një dietë të ekulibruar
  • Konsumoni  fruta dhe perime të freskëta që forcojnë imunitetin tuaj dhe ju ndihmojnë të luftoni infeksionet.
  • Konsumoni ushqime të pasura me fibra që janë fasule, arra dhe drithëra të plota.
  •  Peshku përmban proteina, prandaj, mos harroni ta përfshini në dietën tuaj.
  • Shmangni ushqimet e skuqura, lakrat, ushqimet pikante dhe yndyrnat e ngopura.
  • Thuajini  jo ëmbëlsirave, ushqimeve të përpunuara, alkoolit dhe duhanit./tvklan.al