Ushtrimet gjithmonë nxisin oreksin, por ajo çfarë konsumoni mund të bëjë ndryshimin në ndjesinë që keni pasi keni ushtruar.

Një studim i ri, i botuar në Shoqërinë e Ushqimit, ka zbuluar se kombinimi i një diete të mirë me stërvitje është më i mirë për ju sesa vetëm ushqimi i mirë pa stërvitje, ose vetëm stërvitja pa ndryshuar dietën tuaj.

Nutricionistja Rhiannon Lambert ndau me femrat ushqimet dhe pijet më të mira për të konsumuar para dhe pas stërvitjes.

Ajo tha se ushqyerja e trupit me ushqimet e duhura do t’ju japin më shumë energji dhe fuqi për të performuar më mirë në palestër, si dhe ju ndihmon të qetësohen më shpejt dhimbjet e muskujve.

Dhe nëse mendonit se karbohidratet janë armiku, Rhiannon shtoi se ato në të vertetë janë çelësi për t’u shëruar më shpejt nga stërvitja.

Para stërvitjes

Ushqimet mund të konsumohen 2 deri në 3 orë para stërvitjes. Gjithsesi zgjidhni ushqime që treten më lehtësisht.  karbohidratet ndihmojnë në maksimizimin e rezervave të glykogjenit për stërvistje më intensive, ndërsa yndyra ndihmon për stërvitje më të gjatë, por më pak intensive.

Mund të përfshini edhe proteinën, pasi përmirëson sintezën e proteinave të muskujve dhe ndihmon në qetësim.

Për shembull, hani një vezë në tost me pak avokado 2-3 orë para stërvitjes, por kosi me fruta është më i mirë nëse keni më pas se një orë kohë.

Pas stërvistjes

Pasi keni bërë stërvitje trupi mundohet të rindërtojë rezervën e glykogjenit dhe të riparojë indet e muskujve të dëmtuar.

Duke ngrënë ushqimet e duhura pas stërvitjes, ndihmoni trupin tuaj t’i kryejë këto procese më shpejt.

Konsumoni karbohidrate, sidomos nëse vraponi apo notoni, pasi trupi përdor më shumë glykogjenin.

Gjithashtu konsumoni një sasi të caktuar proteinash pas stërvitjes, pasi i jep trupit tuaj amino acidet që i nevojiten për të riparuar dhe ndërtuar inet e reja të muskujve.

Sugjerohet që vakti kryesor të konsumohet brenda një ore pas stërvitjes, sidomos nëse keni bërë stërvitje intensive.

Proteinat që gjenden në markete nuk janë aq të shëndetshme sa mendojnë njerëzit. Po, ato kanë shumë proteina, por gjithashtu kanë shumë sheqer dhe përbërës të tjerë që nuk i nevojiten trupit tuaj.

Të gjithë e dimë që duhet të qëndrojmë të hidratuar, sidomos gjatë stërvitjes. Hidratim i mirë ka treguar rritjen e performancës, ndërsa dehidratimi ka treguar ulje të ndjeshme të performancës./

tvklan.al