Ende ka një paqartësi  në lidhje me atë që duhet të konsumohet në mëngjes. Disa preferojnë ftuta të thata, ndërsa shumë të tjerë një filxhan çaj ose kafe për të filluar ditën e tyre. Por cili është konsideruar si ushqimi më i mirë që duhet të përdorni në mëngjes?

Dietologia Nmami Agarwal sugjeron që në vend që të kërkoni për një vakt të rëndë, duhet ta filloni ditën me ushqime që janë të lehta, por ushqyese,

“Të qëndrosh i uritur për një kohë të gjatë ose të mos hash ndonjë gjë pasi të zgjohesh nuk është gjëja e duhur. Trupi dhe organet e brendshme kanë nevojë për kohë për t’u zgjuar dhe për të filluar proceset e tyre pas orarit të gjatë të pushimit”.

Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që është më mirë të filloni ditën tuaj me pak ujë të ngrohtë dhe këshillojnë edhe disa ushqime që duhet të meren parasysh për t’u konsumuar në mëngjes.

Bajamet

Bajamet mund të japin një sasi të konsiderueshme të vitaminave dhe mineraleve të shëndetshme. Këshillohet të hani pesë deri në 10 bajame, pasi konsiderohet si një fillim i shëndetshëm i mëngjesit dhe gjithashtu iu mban të ngopur gjatë gjithë ditës.

Farat e zeza

Farat e zeza të vogla janë shumë të shëndetshme dhe janë një burim i proteinave të plota, pasi ato përmbajnë të nëntë aminoacidet thelbësore. Ato janë të pasura me acide yndyrore si magnez, hekur dhe vitamina B. Mund t’i përdorni së bashku me drithrat e tjera që konsumoni gjatë mëngjesit.

Papaja

Është mirë të hani papaja me stomak bosh herët në mëngjes, pasi ka veti pastruese dhe ndihmon në largimin e problemeve me stomakun gjatë ditës. Pasi keni konsumuar papaja shmangni ushqimet e tjera për të paktën një orë. Kolesteroli i keq, i cili është një pararendës i sëmundjeve të zemrës, mund të ulet nëse konsumoni papaja./tvklan.al