Ajo është një prej personazheve më të dashur në Turqi. Bëhet fjalë për aktoren Özgü Namal, e cila gjashtë vite më parë hoqi dorë nga televizioni për të rritur fëmijët.

Menjëherë sapo aktorja vendosi t’i rikthehej kinematografisë, mori shumë oferta për filma dhe seriale. Namal është e njohur edhe në vendin tonë nga seriali “Lugina e Ujqërve” në rolin e Elif Eylül.

Gjithsesi, aktorja ka kërkuar pezullimin e xhirimeve për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Producentët kanë rënë dakord të presin yllin dhe nuk kanë ndryshuar kastin e filmit.

Puna në projektet e aktores së njohur turke do të rifillojë kur kushtet të jenë më të mira./tvklan.al