Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Juliana Pasha u përball këtë të hënë me pyetjet e gazetarëve më të rinj të emisionit “ Në Kurthin e Piter Pan”.

Kush është kënga që kërcejnë të gjithë shqiptarët?

Të gjithë shqiptarët një këngë e duan shumë dhe është “Xhamadani vija-vija”

Këngëtarja në rrëfeu dhe një histori kur ishte e vogël, sesi e thërrisnin shokët dhe shoqet e klasës.

“Kur isha e vogël, mamin e kisha mësuesen time dhe ta dëgjojnë të gjithë në shkollë më thonin “Juli llastica”, por unë nuk kisha lidhje fare, pasi isha çun. Luaja të gjitha lojërat e çunave, luaja me topa djegëse.

Arka e kursimit është me shumë Lekë apo me pak Lekë?

Sa lek merr aq jep, me një dorë merr me një dore jep se duhen veshje, make up,etj

Cila është kënga juaj e dashurisë?

Kur unë kam njohur bashkëshortin tim kam kënduar “Because You Loved Me” dhe ai u dashurua me mua dhe më mori për grua.

A është e lehtë dhe e vështirë të jesh Vip?

Edhe e lehtë dhe e vështirë. Kënaqem shumë nga duartrokitjet, ngrohtësia nga ana tjetër shikohesh me lupë për çdo gjë.

Mua më ka thënë mami që ti ke një qen që quhet Kiko dhe a i ke qejf kafshët?

I dua shumë kafshët dhe si nuk e mora sot me vete. Ai është 14 vjeç…

Ju keni një këngë “Do ta shes zemrën”. Po a shitet zemra?

Këngën e  ka bërë xhaxhi Pirro Çako, ndoshta e ka shitur ai, se unë vetëm e kam kënduar. Por zemra edhe mund ti shitet njeriut që do…

Shqipëria është një vend i vogël dhe të gjithë dalin kushërinj të parë, çfarë e ke Ali Pashën?

Mirë e ke ti se një mbiemër kemi, po as Aliun dhe as Hajredin Pashën, nuk i kam asnjë gjë….

/tvklan.al