Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Fifi, ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”. Ajo iu përgjigj pyetjeve thumbuese të gazetarëve të vegjël, e kur është puna për pyetje të tilla mendja të shkon tek Deoni.

Vogëlushi i “Në Kurthin e Piter Pan”, kërkoi të mësonte diçka më shumë rreth marrëdhënies së Fifit me Florin Mumajesin.

Deoni: Ti Flori (Mumajesin) e ke shok se ai është fjalë flori, apo e kishe të dashur?

Fifi: Florin e kam shok sepse është çun flori.

Deoni: E kishe të dashur?

Fifi: Kaq të them…

Fifi tregoi gjithashtu se këngën “Marova” ia ka dedikuar personit të zemrës. Fatkeqësisht, këngëtarja tregoi se karantina i mbajti larg pasi ai qëndron jashtë shtetit, ndërsa ajo vetë qëndroi me njerëzit e afërm në Shqipëri.

Deoni: Pas 30 sekondash ose 1 minute, Fifi me çfarë kënge do ta përshkruaje djalin që e ke në zemër?

Fifi: Ta përshkruaj s’e di, por i kam dedikuar një këngë atij çunit unë dhe është kënga “Marova”./tvklan.al