Kufijtë e Reformës Elektorale që do duhet të përmbyllet me konsensus me përfaqësuesit, katër negociatorët e Këshillit Politik, diplomatët e huaj, e më konkretisht ambasadorja e SHBA, ka përcaktuar se duhet të jenë vetëm brenda rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Përtej rekomandimeve të OSBE/ODIHR palët duhet të gjejnë konsensus me tyre që do duhet të gëzojë më pas edhe mbështetjen e të huajve.

Në një lidhje direkte me edicionin informativ, gazetarja e Tv Klan Jolldiz Mitro, u shpreh se gjatë diskutimeve të zhvilluara një ditë më parë, në një diskutim që zgjati plot 9 orë, ku morën pjesë 4 anëtarët e Këshillit Politik, ambasadorja Yuri Kim, ambasadorin e BE dhe atë të Britanisë së Madhe, nuk u arrit një dakordësi.

Kushti i panegocieshëm i opozitës për identifikimin biometrik të qytetarëve shqiptar në zgjedhje, është pranuar nga ana e mazhornacës, por opozita e kushtëzon identifikimin biometrik me administratën zgjedhore. Janë dy çështje sipas saj që do duhet të ecin paralelisht.

Opozita ka bërë me dije se kërkon që të gjitha çështjet elektorale të shkojnë për tu shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese, por mazhoranca i qëndron idesë që ato duhet të shqyrtohen nga trupa e Kolegjit Zgjedhor, që më parë do të duhet të ketë kaluar vetingun.

Një tjetër çështje që mban peng ende arritjen e konsensusit, është dhe ajo e kryenegociatorit të zgjedhjeve.

Në orët e pasdites së kësaj të mërkure është parashikuar një dalje para mediave e ambasadores Yuri Kim dhe Luigi Soreca. /tvklan.al